Rreth Nesh

Rietti PPH – System eshte krijuar ne fillimin e vitit 2014 dhe eshte e vetmja fabrike ne Shqiperi qe merret me prodhimin e tubave dhe rakorderive me gomine nga polypropileni. RIETTI PPH – System bashkepunon me Pipetech Italia Srl e cila ka 30 vjet eksperience ne sektorin termo-hidraulik. Ne ju garantojme qe eksperiencen dhe cilesine e marre nga bashkepuntoret tane do e ruajme me perkushtim te vazhdueshem ne menyre qe produktet qe ne prodhojme te permbushin cdo kerkese dhe standart europian, aktualisht tubat dhe rakorderite e prodhuara nga fabrika jone i permbahen standartit UNI – EN 1451 te certifikuara nga I.I.P (Instituti Italian i Plastikes).

Tubat dhe rakorderit e prodhuara nga polypropileni perdoren per shkarkimin e ujrave dhe ju sigurojne nje perdorim te lehte ku per bashkimin e tyre nuk nevojiten pajisje te vecanta. Fale materialit te perdorur tubat dhe rakorderite qe ne prodhojme durojne nje nxehtesi deri ne 90 grade, keshtuqe perdorimi i tyre per shkarkimin e ujrave te lavatrices apo lavastoviljes nuk perben problem, gjithashtu ju sigurojme qe tubat e markes Rietti fale pjeses se lemuar nga pjesa e brendshme nuk mbledhin bakterie, mikro organizma apo papasteri te tjera. Polypropileni eshte nje material me elastik se sa lendet e tjera qe perdoren per prodhimin e tubave te shkarkimit ndaj edhe tubat dhe rakorderite qe ne prodhojme jane dy here me shume rezistende ndaj goditjeve dhe persionit qe mund te ushtrohet mbi to.

Fabrika e prodhimit te tubave Rietti perdor pajisjet prodhuese me te reja ne treg dhe lende te pare sipas standarteve, tubat e prodhuara nga Rietti jane perdorur per permbushjen e nevojave te tregut brenda Shqiperise gjithashtu edhe per eksport ne vendet e Rajonit dhe gjithe Europen.